Ribashkimi i bujshëm mes Xavi Hernandez dhe Leo Messit jo thjesht fantazi. Por ka dy pengesa…

20 Nëntor 2024
19:41
Telesport
back button

Një sugjerim romantik, i cili megjithatë duhet të mbetet i tillë. Pas lajmit për dorëheqjen e afërt të Gerardo Martinos nga pankina e Inter Miami, në SHBA po ëndërrojnë atë që do të ishte një ribashkim vërtet i bujshëm, pra ai mes 4 ish-lojtarëve të Barçës në skuadër (Jordi Alba, Sergio Busquets. , Luis Suarez dhe Lionel Messi) dhe një bashkëlojtar i vjetër i tyre me fanellën e Blaugranës, tashmë trajner.

Padyshim që po flasim për Xavi Hernandez. Ish-mesfushori dhe trajneri i Blaugranas, deri pak javë më parë ishte një nga kandidatët për postin e trajnerit të Manchester United dhe tashmë ai mund të vazhdojë karrierën e tij në Shtetet e Bashkuara.

Një rrugë që megjithatë duket se nuk është e zbatueshme, të paktën për momentin. Siç thotë Marca, ka dy arsye: klubi nga Florida nuk ka lëvizur ende në kërkim të zëvendësuesit të Tata Martino – i cili ende nuk e ka komunikuar zyrtarisht vendimin e tij për t’u larguar nga posti për arsye personale – dhe synimi i Xavi për të vazhduar pushimin e tij, ndërsa Inter Miami po pergatitet per sezonin qe do të fillonte në janar.

Për më tepër, Xavi është në pritje të një ekipi të madh, mundësisht në Europë. E vështirë, pothuajse e pamundur, por ka kohë për të provuar të gjendet një marrëveshje mes paleve. Ndoshta, telefonata e Leo Messit…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit