Data me të kuqe në kalendar është e qartë: e mërkurë, 22 maj. Një datë që tashmë ka shumë domethënie në historinë e Interit (a ju thotë diçka tripleta i vitit 2010), por me të gjitha do të pasurohet me pronarin e ri të klubit zikaltër.
Me skadimin e afatit për shlyerjen e obligacionit të kontraktuar nga Steven Zhang në vitin 2021, “Oaktree” do të ekzekutojë zotimin dhe do të marrë kontrollin e klubit zikaltër. Një revolucion, sigurisht, por deri në një pikë të caktuar.
Një pronar i ri, edhe pse është një fond, që nga natyra i interesojnë mbi të gjitha implikimet ekonomike të investimeve të tij, nuk vjen për të hequr qafe një aktiv sa më shpejt të jetë e mundur dhe me rrezikun e humbjes së parave.
Në të vërtetë, zakonisht të tilla lëvizje nënkuptojnë drejtim, për një kohë të shkurtër, të mesme ose të gjatë, derisa kushtet e tregut (lexo: do të ketë një blerës serioz me çmimin e dëshiruar nga shitësi) të jenë optimale për shitje. Në këtë kuptim, situata tashmë e përjetuar në anën tjetër të Milanos, fjala vjen, është shembullore.
Po si do ta qeverisë Interin një fond si “Oaktree”? Në nivel burokratik, bordi aktual drejtues i zikaltërve do të shpërbëhet me dorëheqjen e anëtarëve të “Suning”, ose në rast rezistence nga këta të fundit, me dorëheqjen e çiftit të drejtorëve, që tashmë i janë referuar fondit.
Në atë moment menaxhimi do të bëhet i zakonshëm dhe jo i jashtëzakonshëm me presidentin Zhang, ose një organ mbikëqyrës në vend të tij, i cili do të duhet të thërrasë një mbledhje të aksionarëve për të zgjedhur bordin e ri të drejtorëve.
E përkthyer: një procedurë e cila, nëse nuk ka pengesa, do të zgjasë deri në rreth 20 ditë në të cilat klubi në thelb do të qëndrojë në bllokim, pavarësisht nga rinovimet në axhendë dhe projektet e transferimeve.
Pasi të kenë skaduar këto kohë dhe me një organizatë të re, e cila në shifrat e saj të veprimit në thelb do të mbetet e njëjtë, duke pasur parasysh se “Oaktree” ka besim të madh në punën e Marotta, Ausilio, Baccin dhe Antonello, teksa edhe Simone Inzaghi gjithashtu duhet të përfshihet në këtë diskutim, atëherë gjithçka do të kthehet si më parë.
Dhe Interi do të jetë në gjendje t’i rikthehet punës për të ardhmen, të përpiqet të përkthejë konkretisht sloganin që ishte sfondi i titullit të 20-të: “Bëni vend për më shumë”.