Sulmuesi polak Robert Lewandowski, i cili aktualisht luan për Barcelonën, ka shprehur sërish zhgënjimin e tij për mosmarrjen e “Topit të Artë” në vitin 2020, kur çmimi u anulua për shkak të ndikimit të pandemisë së koronavirusit.
Gjatë një interviste me ish-lojtarin anglez Rio Ferdinand, në podcastin e tij, Lewandowski kujtoi se sezoni 2020-2021 ishte një nga më të mirët e karrierës së tij, ku theu rekorde golash në Bundesliga. Megjithatë, revista “France Football” vendosi të pezullojë edicionin e vitit 2020 dhe t’ia japë çmimin Leo Messit në vitin 2021.
“Në atë moment nuk e kuptova pse ndodhi ashtu, – tha polaku. – Të gjitha ligat po zhvilloheshin, Champions-i po zhvillohej, dhe për mua ishte hidhëruese, pyeta pse? E di që futbolli ndonjëherë funksionon si politika, sepse nëse ke futboll, ke biznes. Dhe nëse ke biznes, ke politikë”.
I pyetur nga Ferdinand nëse do ta pranonte çmimin, nëse revista franceze do t’ia jepte tani, katër vite më vonë, Lewandowski u përgjigj: “Natyrisht”.