Sylvinho mund të largohet nga kombëtarja e Shqipërisë dhe të marrë drejtimin e një klubi.
Trajneri ynë ka mundësi që karrierën ta vijojë në SHBA, ku Inter Miami po e konsideron si një nga alternativat për stolin.
“El Mundo Deportivo” ka hartuar një listë me trajnerë që mund të pasojnë “Tata” Martinon tek Inter Miami dhe në këtë listë figuron edhe Sylvinho.
Braziliani nuk do ta ketë të lehtë të fitojë “audicionin”, sepse në listën e Inter Miamit është edhe ish-trajneri i Barcelonës, Xavi.