Në Rumani ende nuk e kanë harruar braktisjen e ndeshjes që bënë lojtarët e Kosovës në minutat e fundit të ndeshjes ndaj rumunëve në Nations League.
Edhe pse e fituan betejën e tyre në UEFA duke marrë fitoren 3-0 në tavolinë, rumunët ende flasin dhe provokojnë palën e Kosovës.
Një intervistë e ish-portierit të Rumanisë, Rica Raducanu, ka shtuar më shumë polemika. Sipas tij, nëse kjo ngjarje të ndodhte shumë vite më parë, situata do të përshkallëzohej keq.
“Nëse Kosova do të sillej kështu në kohën tonë, ne do t’i rrihnim në dhomat e zhveshjes. Luaj futboll në fushë nëse je i mirë, kaq! Ata erdhën me planin për ta braktisur ndeshjen, por nuk ia dolën”.