Robert Lewandowski, sulmuesi i Barcelonës, foli në podkastin e Rio Ferdinand, duke treguar një histori të merkatos: “Ishte viti 2012, Sir Alex Ferguson më thirri dhe vendosa të shkoj te Manchester United.
Ende e mbaj mend atë bisedë sot, ishte para-sezoni, isha duke luajtur disa ndeshje me Borussia Dortmundin dhe e dija që do të më thërrisnin në pjesën e parë pasi më zëvendësuan. Pranova të luaja 45 minuta… Më pas mora telefonatën! Në ate kohe, niveli im i anglishtes ishte ndryshe nga tani, por isha gati të flisja me Ferguson, i cili kishte një theks skocez.”
Lewandowski vazhdon: “Nuk kuptova asgjë, i kërkova që ta përsëriste, por e dija se çfarë doja t’i thoja, që ishte se doja të luaja për të dhe Machester United. Pse nuk firmosa për Manchester United? Pyeteni atë.
Atë herë unë i dhashë driten jeshile haptazi transferimit, nëse Sir Alex Ferguson ju thërret, ju nuk mund të thoni jo, veçanërisht nëse jeni 22 ose 23 vjeç dhe unë e mbaj mend atë periudhë pasi bisedova me presidentin e Borussia Dortmundit, Ai më tha se ata kishin nevojë për mua. Ata nuk do të më kishin shitur te Manchester United, sepse isha shumë i rëndësishëm për ta.”