Ish-mbrojtësi i Milanit, Serginho, analizoi vështirësitë e fundit të Juventusit në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”. Për trajnerin Thiago Motta, ai tha:
“Të trajnosh Juventusin është ndryshe nga të trajnosh Bologna. Në Torino ke presionin për të fituar çdo ditë. Megjithatë, Thiago ka cilësitë për të bërë mirë. Si Fonseca, edhe ai ka nevojë për kohë për të punuar”.
Për mungesën e Vlahovic: “Ai nuk po shënon si te Fiorentina, por mbetet një pikë referimi e rëndësishme për Juven. Është më mirë të mos e kesh kundër”.
Për brazilianët e Juventusit dhe Milanit: “I uroj Bremerit të rikthehet sa më shpejt nag dëmtimi. Douglas Luiz mund të spikasë edhe në Itali, por i duhet kohë për t’u përshtatur. Danilo? Nuk diskutohet lidershipi i tij, edhe pse të luajturit si qendërmbrojtës dhe në të djathtë mund t’i krijojë pak konfuzion”.