“Milanit i duhet ende kohë për të krijuar stabilitet, Leao është më i miri”

22 Nëntor 2024
14:19
Alfred Lleshi
back button

Serginho, i cili veshi fanellën e Milanit nga viti 1999 deri më 2008, komentoi sezonin e kuqezinjve: “Kanë ndryshuar trajner, lojtarë dhe sistem loje. Ishte e pashmangshme njëfarë paqëndrueshmërie. Duhet kohë për të përvetësuar konceptet e trajnerit të ri dhe për të zgjidhur problemet e grumbulluara sezonin e kaluar”.

Për Leão: “Rafa është më i miri te Milani, lojtari që bën diferencën. Duhet durim, do të shihni në maj sa shumë ndeshje do të na ketë fituar”.

Për Theo Hernandez: “Pas katër sezoneve të shkëlqyera dhe një Europiani intensiv, është normale që të ketë pasur një fillim më pak të mirë. Nuk mund të presim 50 asiste dhe 10 gola nga një mbrojtës i majtë çdo vit”.

Favoriti për titull: “Interi pëson disa gola më shumë se sezonin e kaluar, por mbetet përpara të tjerëve. Kujdes edhe nga Napoli me trajner Conten, do të jetë një kundërshtar i frikshëm”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit