Lionel Messi nuk do të marrë pjesë në festimin e 125-vjetorit të Barçës. Ylli argjentinas ka një angazhim të palëvizshëm në të njëjtën ditë, edhe pse dëshirën e kishte të madhe për të qenë pesë e këtyre festimeve. Presidenti Joan Laporta donte të kishte një “fotografi” me 8 herë fituesin e “Topit të Artë” në 125-vjetorin e klubit, por lojtari nuk do të mund të marrë pjesë në ceremoni.
Vetë ikona blaugrana ka folur për Barcelonën: “Familja ime dhe unë gjithmonë mendojmë për mundësinë e kthimit për të jetuar atje një ditë, sepse fëmijëve të mi, gruas sime dhe mua na mungon shumë jeta jonë në Barcelonë. Na mungojnë miqtë dhe shumë gjëra që lamë atje.
Është krenari e madhe të shohësh se si përfaqësohet ekipi i parë tani. Kjo Barça është e mahnitshme, por nuk më befason. Talentet e rinj janë pjesë e historisë së klubit; i kam parë me sytë e mi që kur mbërrita te Barcelona në moshën 13-vjeçare.
Është shumë mirë që djelmoshat e rinj kanë pasur mundësinë në dy vitet e fundit të luajnë me ekipin e parë. Dhe kur iu jep besim, ata përgjigjen në këtë mënyrë, sepse e njohin klubin më mirë se kushdo tjetër. Ata janë mësuar të luajnë në atë mënyrë që kur ishin të rinj. Këto gjëra ndodhin te Barcelona, sepse ka akademinë e futbollit më të mirë në botë. Ndodhte edhe në kohën tonë”.