Marotta ndryshon skenarët, e sheh veten tek Interi edhe përtej kontratës aktuale

21 Maj 2024
9:31
Alfred Lleshi
back button

Kush e di, historia e dashurisë mes Beppe Marotta dhe Interit mund të zgjasë më shumë se sa pritej. Pavarësisht deklaratave të fundit, me të cilat CEO kishte vendosur afatin për përfundimin e “martesës” me zikaltrit, vetë ai ka lënë të kuptohet vazhdimësinë edhe përtej përfundimit të kontratës në fuqi.

Çfarë do të ndodhë me lidhjen mes Marotta dhe Interit? Për momentin ka fraza dashurie dhe dëshirë për të vazhduar ecjen krah për krah. “A do të dal në pension më 2027? Do të jem 70 vjeç, por nëse gjërat vazhdojnë kështu, do të jetë e vështirë të ndalem. Interi është një familje e bukur, ndaj duket e vështirë të mos vazhdojmë bashkë.

Çfarë do të bëjmë për të vazhduar me fitore? Është e vështirë ta rikonfirmosh veten si kampion, por ne tashmë po mendojmë për strategji të reja. Do ta ngremë stekën, nuk kemi frikë nga e ardhmja, sepse jemi Interi”.

Në fund të marsit, Marotta, në Milano që prej dhjetorit 2018, kishte bërë të ditur se kishte identifikuar momentin e duhur për ta ndërprerë punën e tij brenda klubit zikaltër: “Kur të përfundojë kontrata ime me Interin, do të kujdesem vetëm për lojtarët e rinj”.

Marotta-s i skadon kontrata në vitin 2027, kjo është arsyeja pse deklaratat e reja të karakterizuara nga synimi për të mos u ndalur, të paktën në letër, ndryshojnë skenarët.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit