Negociatat drejt mbylljes, një tjetër klub i Serisë A drejt shitjes: shifrat

24 Nëntor 2024
8:59
Telesport
back button

Është një Serie A gjithnjë e më shumë amerikane. Shitja e një klubi tjetër po afron, negociatat mes palëve tashmë do të ishin të avancuara dhe në fazat e tyre vendimtare.

Sipas asaj që raportohet nga ‘Sky Sport’, Verona është në negociata të avancuara për t’u shitur tek një fond amerikan me qendër në Austin të Teksasit, “Presidio Investors”.

Është një fond që operon në sektorë të ndryshëm, nga financa dhe pasuritë e paluajtshme e deri tek argëtimi, teknologjia dhe moda. Presidio Investors tashmë do të ishin seriozisht të interesuar për të hyrë edhe në botën e futbollit.

Marrëveshja mund të materializohet pas më shumë se një viti negociatash: po shkohet drejt një marrëveshjeje përfundimtare për një shifër midis 70 dhe 80 milionë euro.

Fondi amerikan përfaqësohet nga një avokat i rëndësishëm ndërkombëtar, objektivi i të cilit është ringjallja e Verona-s. Lajmi vjen pas humbjes 5-0 të pësuar nga verdheblutë kundër Inter-it.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit