Trajneri i Barcelona-s, Hansi Flick, nuk i ka kursyer kritikat ndaj skuadrës së tij pas barazimit 2-2 në fushën e Celta Vigo-s.
Një barazim që erdhi në minutat e fundit të ndeshjes kur katalanasit kryesonin 2-0. Një karton i kuq i marrë nga Casado dhe një gafë e Kounde në mbrojtje ka ndihmuar Vigo-n të barazojë në harkun e dy minutave.
“Nuk ishin vetëm 10 minuta të këqija”, ka thënë Flick pas ndeshjes. “Luajtëm shumë keq. Bëmë shumë gabime dhe nuk kishim vetëbesim. E bëmë gjithçka të lehtë për kundërshtarin që të merrte një pikë”.
Barcelona do të kthehet në fushë të martën për ndeshjen e Champions League kundër Brest-it.