Sipas Adnkronos, Alessandro Del Piero mund të jetë kandidati surprizë për t’u bërë presidenti i ri i Federatës Italiane të Futbollit.
Ish-kapiteni i Juventus-it ka marrë shumë vlerësime dhe po reflekton në lidhje me këtë detyrë të rëndësishme. Janë të shumtë klubet që po shtyjnë që ai të marrë vendin e Gravina-s në drejtim të FIGC.
Kandidimi i ish-sulmuesit të Juventus-it, i cili ka fituar Kupën e Botës në 2006-ën me Italinë, mund të ndryshojë ekuilibrat aktualë të futbollit italian. Zgjedhjet e ardhshme do të mbahen më 3 shkurt 2025.
Gravina nuk ka marrë akoma një vendim në lidhje me kandidaturën e tij, por ndërkohë kanë filluar të përmenden emrat e pasuesve të mundshëm.
Del Piero është në listë dhe mund të jetë një nga favoritët për të marrë drejtimin e futbollit italian.