“Kishim gjithçka nën kontroll” Gavi: Një budallallëk ndryshoi ndeshjen

24 Nëntor 2024
12:20
Telesport
back button

Ka mjaftuar një koment shpërqendrimi për të ndryshuar gjithçka.

Barcelona barazoi 2-2 me Celta Vigo-n pasi ishte në avantazh 2-0 deri në minutën e 82-të të ndeshjes, që ndryshoi pas kartonit të kuq të marrë nga Casado.

Dy pikë të humbura dhe shumë zhgënjim për katalanasit dhe që mund të shfryzohet nga Real-i për të shkuar 1 pikë larg tyre duke parë se skuadra e Ancelotti-t ka dy ndeshje më pak.

“E kishim ndeshjen nën kontroll, por ai karton i kuq nga ka kushtëzuar shumë”, ka thënë Gavi, i kthyer titullar pas një qëndrimi jashtë fushës për një vit për shkak dëmtimi.

“Nuk mund të marrësh një të kuq, sepse më pas mund të ndodhë gjithçka. Goli i parë ishte një budallallëk. Duhej të ishte larguar topi. Është futboll dhe duhet të mësojmë.

“Është e vështirë të marrë tri pikët me një lojtar më pak. Nëse humb përqendrimin, ndodh ajo që ndodh”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit