Arrigo Sacchi: “Leao luan me hope. Më kujton peshkimin: kurrë nuk e di a do të kapësh gjë”

25 Nëntor 2024
17:39
Telesport
back button

Arrigo Sacchi mendon se Milani duhet ta harrojë titullin, sepse nuk ka shans të fitojë. Sipas legjendës së trajningut, ka disa skuadra më lart se kuqezinjtë.

“Ndeshja me Juventusin ishte loja më gri që kam parë ndonjëherë. Nëse për Juventusin mund të pranojmë justifikimet e lojtarëve që mungonin, për Milanin mund të them se më zhgënjeu”.

“Me mua ishin edhe Franco Baresi dhe Daniele Massaro. Teksa po shihnim ritmin shumë të ulët të ndeshjes, u thashë se ata të dy e meritonin të zbrisnin në fushë, sepse do të linin një përshtypje të mirë edhe në këtë moshë”.

“Trajneri? Mendoj se është e thjeshtë ta fajësosh, por më duket e pandershme të kritikoj një koleg. Milani po vuan këtë periudhë, por a është trajneri ai i cili i zgjodhi blerjet? Nëse po, duhet ta kritikojmë, por nëse klubi ia ka imponuar të gjithë, klubi duhet ta ndajë përgjegjësinë”.

“Milani nuk bën lojë kolektive. Ka plot skuadra më lart se Milani. Leao? Ai luan me hope. Më kujton peshkimin, kur ti kurrë nuk e di nëse do të kapësh peshq apo do të të shkojë dita pa kapur asnjë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit