Një pasqyrë e detajeve të ofertës së planifikuar të gjigantëve të La Ligës, Barcelona për yllin e Sporting CP, Viktor Gyökeres, është dhënë të hënën në mbrëmje. Informacioni vjen nga Diario Sport dhe tregon si katalanasit jane duke planifikuar një propozim disi të pazakontë, në një përpjekje për të mposhtur konkurrencën për nënshkrimin e suedezit.
Sipas njoftimit të Sport “Barcelona sheh tek ai pasardhësin ideal të Robert Lewandowskit, qëndrimi i të cilit në klub mund të zgjatet deri në vitin 2026, në varësi të performancës së tij”.
Blaugranët, nga ana tjetër, kanë hartuar diçka si një plan, për të joshur Sportingun që të dërgojë golashënuesin e tyre në Camp Nou, në vend të ndonjë destinacioni tjetër të mundshëm si Premier League (Arsenali ose Manchester United). Lëvizja në fjalë do të ndërtohet rreth një oferte për shërbimet e tij që do të paraqitet verën e ardhshme.
Oferta në fjalë do të kapte një vlerë totale prej 70 milionë eurosh. Megjithatë, më e rëndësishmja, do të lejonte gjithashtu Gyökeres të qëndronte në Lisbonë në formë huazimi për sezonin, përpara se të zbarkonte përfundimisht në kryeqytetin e Katalunjës në verën e vitit 2026, pas largimit të Robert Lewandowskit.