Morata gjithnjë e më afër Alice Campello; fotoja e re që ndryshon gjithçka

26 Nëntor 2024
13:02
Alfred Lleshi
back button

Një gjest tjetër i papritur nga Alvaro Morata. Futbollisti spanjoll ka ndryshuar foton e profilit në Instagram, duke vendosur një imazh ku përqafon ëmbëlsisht fëmijët e tij.

Në fotografi shfaqet edhe ish-bashkëshortja e tij, Alice Campello. Dyshja duket se janë më afër se kurrë, pas transferimit të influencueses dhe sipërmarrëses në Milano, edhe pse për momentin nuk mund të flitet ende për një rikthim të plotë të dashurisë mes tyre.

Së fundi, Alice Campello ka folur me shumë dashuri për ish-bashkëshortin e saj, duke treguar se është një baba shumë i përkushtuar ndaj fëmijëve të tyre, pavarësisht ndarjes.

Çifti është fotografuar së bashku, duke buzëqeshur dhe shkëmbyer shikime plot mirëkuptim. Burime pranë tyre kanë komentuar: “Tani po shikojnë sërish në të njëjtin drejtim…”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit