Alessandro Del Piero duket se ka mbështetjen që i duhet për t’u bërë president i FIGC. Legjenda e futbollit italian pritet të kandidojë për këtë rol në vitin e ardhshëm.
Mediat italiane raportojnë se ish-sulmuesi i kombëtares axurre këto ditë ka marrë telefonata nga klubet e Serie A, duke marrë konfirmim për mbështetjen e tyre në kandidimin e Del Pieros.
Ai ende nuk ka folur zyrtarisht, por pritet të jetë kandidat. Duhet edhe pak ditë për të marrë një konfirmim prej tij.
Del Piero mund të bashkojë klubet kryesore italiane dhe të jetë emëruesi i përbashkët i vullnetit të drejtuesve aktualë në Serie A, Serie B, Lega Pro dhe Ligën e amatorëve, pa harruar gjyqtarët.