Gjatë komentimit të ndeshjes Napoli-Roma në DAZN, Riccardo Mancini shqiptoi një frazë, që u bë menjëherë virale: “Rrahmani ha pulën me duar”. Fraza u tha gjatë spastrimit të topit nga Rrahmani, pas një pasimi elegant me thembër të Lobotka, dhe tërhoqi vëmendjen për shkak të rimës spontane. Komentatori Andrea Stramaccioni, i ulur pranë Mancinit, qeshi duke theksuar lojën e fjalëve që bëri. Më pas, momenti u bë “hit” në rrjetet sociale.
Në një intervistë për “Radio Manà Manà”, Mancini shpjegoi origjinën e frazës: “Kjo është një shprehje që e dëgjoja shpesh në dhomat e zhveshjes, kur luaja futboll. Trajnerët e përdornin për të na treguar se duhet të luanim thjeshtë. Kur pashë Rrahmanin që largoi presionin, duke spastruar topin, më erdhi automatikisht në mendje”.
Komentatori pranoi se nuk e kishte imagjinuar reagimin e madh: “Nuk mendoja se do të shpërthente gjithë kjo situatë. Ishte një rastësi, emri i Rrahmanit përputhej në mënyrë të përkryer me frazën që kisha në mendje. Ju siguroj se ishte tërësisht e rastësishme”.
Videoja u bë “virale” dhe mes “memeve” e komenteve, Mancini përfundoi duke thënë me shaka: “Po më bombardojnë me mesazhe, por qesh, sepse ishte vërtet e papritur”.