Robert Lewandowski është 36 vjeç, por luan sikur të ishte 26. Sulmuesi i Barcelonës kapi kuotën e 100 golave në Champions League të martën mbrëma me fanellën katalanase.
Në minutën e dhjetë kundër Brestit, polaku shënoi nga pika e bardhë e 11-metërshit duke arritur numrin 100 me krenari dhe me meritë të plotë, duke kontribuar ndër vite në futbollin europian.
Mes tyre, 69 gola ai i ka shënuar me fanellën e Bayern, 17 me Borussia Dortumund, kurse 14 gola për Barcelonën. Vetëm dy lojtarë kanë më shumë gola se polaku.
Cristiano Ronaldo ka shënuar 140 gola, ndërsa Lionel Messi 129 gola.