Jasir Asani po shkëlqen në Champions Aziatik. Mesfushori ofensiv i kombëtares shqiptare shënoi me prekjen e parë të topit në ndeshjen e Gwanghu kundër Shanghai Shenhua duke siguruar fitore 1-0 me golin e tij.
Ai aktualisht është golashënuesi më i mirë në këtë kompeticion, me 7 gola në 5 ndeshje. Me këto shifra, ai ka lënë pas edhe legjendën Cristiano Ronaldo.
“Para se të zbrisja në fushë, i thashë trajnerit se do të shënoja që me prekjen e parë, sepse kisha një parandjenjë. Më duhet të shënoj sa më shumë për ta ndihmuar skuadrën time”, tha Asani pas ndeshjes.