Dita e Pavarësisë, Federata Shqiptare e Futbollit dhe Armand Duka urojnë shqiptarët me video të lojtarëve

28 Nëntor 2024
16:15
Telesport
back button

Me rastin e 28 Nëntorit, sot Federata e Futbollit uroi të gjithë shqiptarëve anembanë botës për 112-vjetorin e Pavarësisë.

“Në këtë ditë të shenjtë për të gjithë bashkëkombasit tanë, le të kujtojmë me krenari sakrificat dhe vendosmërinë e të parëve tanë për të na dhënë një atdhe të lirë”, shkruan faqja zyrtare e FSHF në rrjetet sociale.

Urimit për festën e Pavarësisë i bashkohet edhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka. Përmes një statusi në faqet e tij zyrtare, Presidenti Duka shkroi: “Shqiptarë, kudo që ndodheni, gëzuar festat e nëntorit! Urime Shqipëri, urime shqiptarë!”

Disa lojtarë të kombëtares shqiptare gjithashtu janë përfshirë në këto urime, duke shprehur urimet e tyre nëpërmjet videove të shkurtra të postuara në faqet zyrtare të FSHF.

VIDEOJA E FEDERATES

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit