Renditja e fundit e FIFA-s, Kosova në pozicionin më të lartë në historinë e saj

28 Nëntor 2024
16:35
Telesport
back button

FIFA ka publikuar sot renditjen më të fundit të kombëtareve të futbollit dhe lajmi i ditës është përfaqësuesja e Kosovës.

Skuadra e Dardanëve ka arritur pozicionin më të lartë në historinë e saj, në vendin e 99-të në listë. Shqipëria vijon njësoj, duke ruajtur vendin e 65-të.

Argjentina vazhdon të mbajë vendin e parë si kombëtarja numër 1 në botë, ndjekur nga Franca, Spanja, Anglia dhe Brazili.

Portugalia është ngjitur në vedin e gjashtë, Holanda në të shtatën, kurse Belgjika ka rënë në vendin e tetë, Italia ka mbetur e nënta.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit