Manchester United ka kaluar një tjetër natë ku ka vuajtur (ndaj ekipit novegjez Bodo Glimt ne Europa League) dhe ku mbrojtja ka lënë për të dëshiruar por në këtë natë në “Old Trafford”, Onana ka qenë shpëtimtar duke u kthyer në mbrojtës të fundit dhe duke korigjuar me dy ndërhyrje si një futbollist aktiv ose mbrojtës, gabimin e shokut. Ai ka rrezikuar patjetër karton të kuq por ka qenë spektakolar në atë që ka bërë, duke kujtuar disi ato ndërhyrjet e Manuel Neuer.