“Dua të fitoj Champions-in”; Mourinho zbulon si u largua Ibrahimovic nga Interi dhe pastaj mbeti me “gisht në gojë”…

29 Nëntor 2024
12:23
Alfred Lleshi
back button

José Mourinho ndau një anekdotë interesante rreth kohës së Zlatan Ibrahimović tek Interi dhe largimin e suedezit për te Barcelona. Sipas trajnerit portugez, Ibrahimović hyri një ditë në dhomën e zhveshjes dhe njoftoi para të gjithëve:

‘Po largohem, duhet të fitoj Ligën e Kampionëve’. Asistentët e mi ishin të shqetësuar, duke menduar se ekipi nuk mund të fitonte pa të. Edhe shokët e tij të ekipit nuk donin ta humbisnin. Megjithatë, pavarësisht shqetësimeve të të gjithëve, iu përgjigja: ‘Ndoshta do të largohesh dhe ne do ta fitojmë Ligën e Kampionëve.

Më pas fola me Marco Branca dhe i thashë: ‘Nëse ai do të shkojë te Barcelona, ne do të përpiqemi të nënshkruajmë me Samuel Eto’o’. Isha i bindur se Eto’o, së bashku me Diego Militon, mund të sillnin një dimension të ri taktik për ekipin.

Manchester United vs Manchester City: Zlatan Ibrahimovic hails boss Jose  Mourinho as a 'mastermind' | The Independent | The Independent

Më pas, ndodhi shkëmbimi mes Ibrahimović dhe Eto’o. Zlatan kaloi vetëm një sezon te Barcelona, ndërsa Eto’o fitoi ‘tripletën’ historike me Interin në sezonin e parë. Aty reflektova mbi faktin se ndonjëherë është i nevojshëm durimi për të arritur suksesin”.

Transferimi i Eto’o, edhe pse dukshëm i papritur, rezultoi me sukses të madh për Interin, duke provuar se ndonjëherë koha dhe momenti është gjithçka në futboll.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit