Trajneri i Juventusit, Thiago Motta, foli në konferencën për shtyp përpara ndeshjes kundër Lecce: “Kundërshtari vjen nga një fitore. Kur ndryshohet trajneri, është normale të sjellë diçka të re dhe pak entuziazëm. Lojtarët që luanin më pak kanë mundësinë të nisin nga e para dhe të tregojnë që mund të kontribuojnë. Krijohet një ambient pozitiv brenda ekipit, siç u pa me Venezia.
Salentinët kanë lojtarë interesantë dhe trajneri jep shumë në aspektin e organizimit. Do të përpiqen të na vënë në vështirësi. Janë një ekip që pret gabimin e kundërshtarit dhe përpiqet të kundërsulmojë. Do të jetë e vështirë si gjithmonë, por do të fokusohemi te loja jonë dhe do të japim më të mirën për ta pasur rezultatin në favor”.
Cilat janë problemet mbrojtëse dhe sulmuese të ekipit?
E vërteta është që punojmë çdo ditë në të gjitha aspektet e lojës, si në mbrojtje ashtu edhe në sulm. Tani duam vetëm të bëjmë një paraqitje të madhe kundër Lecce.
A do të ketë një sulmues qendror nesër?
Do të shohim kush do të luajë që nga fillimi dhe kush do ta ndihmojë ekipin gjatë ndeshjes. Tani jemi të përqendruar vetëm tek e nesërmja. Ndaj Lecce do të jetë një ndeshje e komplikuar, si të gjitha në Serie A. Duhet të bëjmë një paraqitje të madhe për ta kthyer rezultatin në favorin tonë.
Si është gjendja e Dusan Vlahovic?
Dusan nuk është i disponueshëm. Qoftë ai, apo ndonjë tjetër, të gjithë janë të interesuar dhe të gatshëm të luajnë. Në këtë moment, Dusan dhe shumë të tjerë nuk janë të gatshëm.
Dëmtimet janë një problem i përgjithshëm…
Të gjitha ekipet kanë dëmtime, por siç kam thënë, mendimi im është që gjërat nuk do të ndryshojnë. Jam i përqendruar vetëm te lojtarët që janë të disponueshëm, duke pritur rikuperimin sa më të shpejtë të të dëmtuarve.
Si po e përjeton këtë moment Fagioli?
Si të gjithë të tjerët, duhet të punojë çdo ditë për të bërë diferencën. Do të shohim nesër nëse do ta nisë titullar ndeshjen apo do të hyjë nga stoli për ta ndihmuar ekipin.
A do të mjaftojë një mbrojtës në merkato apo duhet edhe një sulmues?
Ka gjithmonë harmoni me klubin në lidhje me merkaton, por unë mendoj vetëm për Lecce. Nuk interesohem për merkaton tani.
A ju shqetëson dëmtimi i Vlahovic, duke pasur parasysh mungesën e alternativave?
Duhet ta përballojmë këtë situatë duke dhënë të gjithë më shumë, unë i pari. Dusan dhe të tjerët nuk do të jenë, por kur të jenë të gatshëm, do të bëjmë gjithçka që ta ndihmojnë ekipin.