Borja Valero, ish-lojtari i Interit, komentoi momentin e zikaltërve dhe Lautaro Martinez për La Gazzetta dello Sport:
“Është e drejtë të konsiderohet Interi një klub që dërgon të paktën disa lojtarë në top 30 e kandidatëve për Topin e Artë çdo vit. Sepse është një super skuadër.
“Lautaro ka përfunduar tashmë atje këtë vit dhe padyshim ka cilësinë për të ngjitur një shkallë çdo vit. Por sigurisht nuk e zbuloj unë këtë. Ai i është afruar tashmë, mendoj se mund të ndodhë lehtësisht në të ardhmen.
“Barella? Ka shumë e shumë të fortë në botë, nuk është e lehtë të bësh jë listë. Pastaj në përgjithësi nuk më pëlqejnë listat.
“Por ai është një lojtar i jashtëzakonshëm, është përmirësuar shumë në krahasim me kohën kur kemi luajtur bashkë dhe ende mund të rritet. Ai tashmë është një lojtar i madh, por më besoni se ai ka gjithçka për t’u bërë edhe më i mirë”.