Nga shkarkimi i bordit ekzistues të drejtorëve te vlerësimi i Interit, hapat që duhet të ndjekë “Oaktree”

22 Maj 2024
9:29
Alfred Lleshi
back button

Mjafton një letër rekomande që “Oaktree” të mbyllë përfundimisht epokën “Suning-Zhang” dhe të bëhet pronari efektiv i Interit. Prandaj, ky është hapi i parë që fondi kalifornian do të ndërmarrë në këto orë, për ta kaluar klubin zikaltër në të ardhmen. Pra, për të filluar procesin burokratik.

Një proces i mirëpërcaktuar, që do të nisë që nga dorëheqja e bordit drejtues aktual dhe emërimi i të riut, duke kaluar përmes pagesës tek “Suning”, i diferencës mes bilancit të huasë (rreth 380 milionë) dhe vlerës, që audituesi do t’i japë shoqërisë.

Ky është hapi i nevojshëm për t’u bërë pronar i më shumë se 99 për qind të aksioneve të Interit. Megjithatë, pjesa më e rëndësishme do të jetë pikërisht vlerësimi i Interit. “Oaktree”, shkruan “Corriere della Sera”, në fakt tashmë ka marrë një vlerësim nga ekspertë të pavarur, prej 850 milionë eurosh, përfshirë edhe borxhet.

Një shifër që “Suning” me siguri do ta konsiderojë të ulët. Nga ana tjetër, një fond për nga natyra e tij ka si objektiv të fitojë para me shitjen e klubit në një periudhë afatmesme, ndaj sa më e lartë të jetë vlera e Interit, aq më i ulët do të jetë marzhi i fitimit.

Prandaj është logjike që do të provohet, të paktën fillimisht, një ndërmjetësim që mund të kënaqë të dyja palët, duke shmangur pasojat ligjore. Kujdes: do të jetë një përpjekje dhe asgjë më shumë. Nëse një marrëveshje nuk arrihet në afat shumë të shkurtër, “Oaktree” do të shkojë drejt e në rrugën e vet, pavarësisht nga reagimi i familjes Zhang.

Hapi tjetër themelor është padyshim emërimi i bordit. Anëtarët e bordit të “Suning” do të duhet të largohen, siç do të bëjnë dy përfaqësuesit e “Oaktree” (Carlo Marchetti dhe Amedeo Carassai), përpara se të bëjnë emërimet e reja.

Presidenti nuk është vendosur ende. Shpirti sportiv duhet të konfirmohet (Marotta të paktën fillimisht do të ketë të gjitha kredencialet e klubit), siç ka bërë tashmë fondi amerikan me Caen, ku mbante vetëm menaxhimin administrativ të klubit. Ndryshe nga sa është bërë në Francë, nuk do të ketë masa drastike për uljen e kostove, por sigurisht që do të merren parasysh disa parametra dhe do të tentohet të përmirësohen llogaritë me kalimin e kohës.

Merkatoja do të ngadalësohet për rreth 20 ditë përpara se të rifillojë rrugën tashmë të ndjekur muajt e fundit nga Marotta dhe Ausilio: ekuilibri midis hyrjeve dhe daljeve. Prandaj, siç ndodhi në seancat e fundit, bilanci në merkato do të duhet të jetë zero ose, më mirë akoma, pozitiv, por ky nuk ka qenë problem deri më tani, pasi kjo pjesë është përmirësuar vazhdimisht.

Pjesa tjetër do të shihet. E ardhmja sapo ka filluar, ajo që mungon është akti formal i një komunikate për shtyp, që të gjithë presin dhe që do të mbërrijë shumë shpejt.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit