Barcelona e nisi me shumë vrull sezonin, por duket se tani ka nisur rënia. Kjo, madje, është shumë e dukshme, sepse skuadra nuk e ka ritmin e javëve të para.
Trajneri Hansi Flick ka biseduar me drejtuesit dhe me skuadrën. Gjermani ka arritur në një përfundim. Sipas tij, problemi i katalanasve nuk është mungesa e ndonjë lojtari apo formacioni.
Sipas Flick, problemi është angazhimi dhe përqendrimi i lojtarëve në fushë. Në seancat e fundit stërvitore, ai nuk është marrë me taktikat, por me aspektin fizik dhe psikologjik.
Ai ka tentuar të bëjë disa ndryshime të vogla, por kryesisht duke u përqendruar te mentaliteti i lojtarëve para ndeshjeve. Marc Casado dhe Lamine Yamal do të rikthehen në formacion shumë shpejt për të rigjallëruar ekipin.