Pas humbjes ndaj Las Palmas ditën e shtunë në kampionat skuadra e Barcelonës do të luajë sot ndaj Mallorca. Trajneri gjerman i katalanasve, Hansi Flick, duket se është i kënaqur që ka ardhur muaji dhjetor, duke shpresuar që të sjellë një frymë të re pas disa zhgënjimeve muajin që lamë pas.
“Lajmi më i mirë është se muaji nëntor është mbrapa, jemi në dhjetor. Skuadra dha shumë, ne dominuam dhe krijuam mundësi por nuk i përfunduam siç duhet në shumë ndeshje në kampionat. Jemi skuadra më e re në kampionat dhe duhet të vazhdojmë të mësojmë shumë gjëra nëse duam të fitojmë”, tha Flick.
Trajneri gjerman nuk ka frikë se mos Barcelona e tij pëson një kolaps si Manchester City: “Jo, nuk e besoj. Skuadra mund ta kishte fituar ndeshjen e fundit dhe tani ne e ndjejmë këtë presion. Përqendrimi është thelbësor, duhet të shfrytëzojmë mundësitë. Ne kishim më shumë se 70% të posedimit të topit, por në futboll kanë rëndësi golat”.
“Së fundmi nuk kemi shënuar shumë dhe këmi pësuar më shumë. Ka gjithmonë një arsye pse ndodh kjo. Kur mbrohemi si një bllok i vetëm gjërat shkojnë mirë. Në vend të kësaj, shpesh ndodh që të ulim presionin dhe të lëmë shumë hapësirë. Tashmë duhet më shumë kujdes në fushë”, tha Flick.