“Cristiano thotë se nxemja e vërtetë për stërvitjen e tij është… krevati”

4 Dhjetor 2024
9:20
Alfred Lleshi
back button

Georgina Rodriguez ka zbuluar disa sekrete të rutinës së përditshme të partnerit të saj, Cristiano Ronaldo. Për “The Milingon”, argjentinaso-s[panjollja nënvizoi mes të tjerash: “Në orën 6 të mëngjesit ai tashmë po bën stërvitjet e para, pastaj pi shumë ujë, sepse thotë se është e rëndësishme ta fillosh ditën fuqishëm.

Pas stërvitjes, gjithmonë bën një sy gjumë rreth 1.5 orë, sepse thotë se është magjia për rikuperimin e trupit. Pastaj, kur hamë mëngjes, ai preferon proshutë, djathë, kos dhe pi një lëng të freskët. Pastaj kalon në palestër për të ngritur pesha për 2 orë.

Dhe nuk mbaron aty, ai merr një sy gjumë tjetër. Cristiano e merr shumë seriozisht rikuperimin e trupit. Pasdite është koha për t’u çlodhur, qoftë me miqtë apo për të luajtur me fëmijët tanë. Dhe së fundi, para se të flejë, ai do të notojë në pishinë për pak kohë, i do shumë ato momente. Cristiano thotë se nxemja e vërtetë për stërvitjen e tij është shtrati”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit