Riyad Mahrez ka humbur qetësinë kur u pyet pse nuk po luan aq mirë si kur ishte te Manchester City.
Mahrez shënoi 12 gola në ndeshjet e luajtura në të gjitha kompeticionet për Al Ahli në sezonin e tij debutues pas transferimit në Arabi nga Manchester City.
Por ai ka shënuar vetëm tre gola këtë sezon, pasi Al Ahli ndodhet në vendin e gjashtë në Ligën Pro të Arabisë Saudite, 13 pikë larg kryesuesve të Al Ittihad.
Mahrez ishte në fushë të hënën me skuadrën e tij që mori një barazim 2-2 me ekipin iranian Esteghlal në Champions League aziatike.
Mahrez nuk arriti të linte shenjë në fushë dhe u pyet për formën e tij pas ndeshjes.
33-vjeçari, megjithatë, nuk e priti mirë pyetjen dhe tha: “Vëlla, nuk mund ta krahasosh Manchester Cityn me ekipet këtu. Duhet që të gjithë të luajnë mirë.
“Unë jam lojtar skuadre, nuk jam Messi”, shtoi ai. “Nuk mund ta marr topin dhe të shkoj vetëm.
“Nëse ekipi luan mirë, unë luaj mirë. E kuptoni?”.
🚨🗣️Riyad Mahrez (Al Ahly player) :
“I’m not Messi, I can’t take the ball and go alone and score, I’m team player, if the team plays good, I play good”
Q : Messi to Al-Ahly?
🚨🗣️Riyad Mahrez “😂” pic.twitter.com/nHYtWXM557
— 𝐂𝐀 𝐕𝐀?🐐🐐 (@psg_chief) December 2, 2024