“Një çmenduri e bukur”, mesazhi special i Lautaro-s: Ti di gjithçka

2 Maj 2024
18:12
Denis Hakanaj
back button

Një fitore shumë e rëndësishme pas Botërorit me Argjentinën.

Lautaro Martinez shkroi historinë me Interin, si kapiten, dhe ia kushtoi titullin dhe yllin e dytë të fituar me skuadrën zikaltrit tifozëve të tij dhe gjithashtu gruas së tij Agustina Gandolfo.

Lojtari i ka shkruar në një postim: “Partnerja ime në këtë çmenduri të bukur. Të dua shumë”.

Për futbollistin, eksperienca e tij në Milano është një çmenduri e bukur që shpërtheu me festime në rrugët e qytetit dhe deri në Piazza Duomo, ku tifozët e Interit treguan të gjithë lidhjen e tyre me grupin e drejtuar nga Inzaghi dhe argjentinasin si kapiten.

Edhe bashkëshortja e lojtarit të zikaltërve i është përgjigjur: “Ti tashmë i di të gjitha, të dua shumë”, i ka shkruar ajo duke i komentuar postimin me foton e tyre të realizuar nga Terrazza Duomo 21 me mijëra tifozë të Interit duke festuar në sfond.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit