Rrëfehet Tuchel: Bayern pa trofe është një zhgënjim, por ika me kokën lart pas 15 muajsh

22 Maj 2024
13:33
Telesport
back button

Ish-trajneri i Bayern Munich, Thomas Tuchel, që prej së dielës nuk është më në detyrë, iu rikthye edhe një herë sezonit që sapo u mbyll. Skuadra bavareze nuk fitoi asnjë trofe këtë sezon, çk solli edhe largimin e tij.

Nëse do të më duhej ta analizoja sezonin me një fjali, padyshim mund të them se një sezon pa tituj me Bayernin nuk është i kënaqshëm. Natyrisht ka pasur edhe një performancë zhgënjyese në Kupën e Gjermanisë dhe ne marrim përgjegjësinë e plotë për këtë”, tha Tuchel.

Ne patëm gjithashtu një problem të madh me dëmtimet gjatë gjithë sezonit. Duke pasur parasysh rrethanat që kishim, grumbullimi i pikëve është në rregull, por diferencën e bëri Leverkusen, që nuk humbi asnjë ndeshje, çka i ndihmoi”, u shpreh Tuchel.

Për sa i përket sezonit në Champions League, ai ishte perfekt deri në minutën e 87-të në Madrid. Gjithsesi, ne kurrë nuk do të shmangim përgjegjësitë tona, por ne kemi të drejtë të dalim nga këta 15 muaj me kokën lart”, tha Thomas Tuchel.

Në fund, Tuchel sqaroi: “Arti i madh i të qenit trajner është të çlirosh veten nga gjykimi. Nuk ka të bëjë me egon, ka të bëjë me kryerjen e punës çdo ditë me ambicie, por edhe me lehtësi. Besoj se gjithmonë lëmë gjurmët tona. Kjo ka ndodhur edhe këtu në mënyrë shumë kolegjiale. Kjo vlen më shumë se gjykimi i jashtëm”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit