Drejtuesit e City-t kontaktojnë Guardiola-n, del informacioni i ri për 115 akuzat që rëndojnë mbi klubin

22 Maj 2024
18:00
Denis Hakanaj
back button

Drejtuesit e Manchester City-t i kanë përcjellë një mesazh Pep Guardiola-s lidhur me 115 akuzat e klubit për shkeljet e Fair Play-t Financiar.

Manchester City fitoi të dielën për herë të katërt radhazi titullin në Premier League, pasi mposhti West Ham 3-1.

Blutë mund të fitojnë edhe FA Cup kundër rivalëve të Manchester United të shtunën.

Mes suksesit të tyre të jashtëzakonshëm, shkeljet e supozuara të FPF-së rëndojnë ende mbi klubin, i cili u godit me 115 akuza.

Një zbritje pikësh është diskutuar si një ndëshkim i mundshëm për të mos përmendur rënien nga Premier League të skuadrës së Guardiolas.

Por, sipas The Times, kryetari Khaldoon Al-Mubarak, drejtori Ferran Soriano dhe drejtori i futbollit Txiki Begiristain e kanë siguruar Guardiola-n se klubi do të shfajësohet nga të gjitha akuzat.

Marrëdhënia mes Guardiolës dhe Al-Mubarakut është më e afërt se kurrë.

Al-Mubarak darkoi me spanjollin dhe stafin e tij në natën para ndeshjes së kthimit në Champions League kundër Real Madridit dhe bisedon me trajnerin 53-vjeçar pas çdo ndeshjeje në një dhomë afër dhomës së zhveshjes.

Guardiola do të hyjë në vitin e nëntë në krye të Manchester City-t pas emërimit të tij në korrik 2016.

Ai ka fituar gjashtë tituj mbresëlënës në Premier dhe Champions League prestigjioze, e cila ishte pjesë e sezonit historik të Triplete-s sezonin e kaluar.

Por sezoni i ardhshëm mund të jetë sezoni i tij i fundit në krye të Citizens.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit