Presidenti i Bayern Munich përmend lojtarët për rinovim, por mungon Leroy Sané

10 Dhjetor 2024
9:21
Alfred Lleshi
back button

Bayern Munich ka disa lojtarë të rëndësishëm, kontratat e të cilëve përfundojnë deri në verën e vitit 2026. Gjatë asamblesë vjetore të klubit, presidenti Herbert Hainer bëri të qartë prioritetet për rinovimet e kontratave, duke përmendur emra si Jamal Musiala (kontratë deri më 2026), Alphonso Davies (2025) dhe Joshua Kimmich (2025). Sipas tij, këto lojtarë janë të rëndësishëm për të ndërtuar të ardhmen e klubit.

Hainer theksoi: “Qëllimi është të ndërtojmë bazat për të ardhmen e klubit, ashtu siç ka ndodhur gjithmonë me emra si Franz Beckenbauer, Uli Hoeness, Karl-Heinz Rummenigge, Philipp Lahm, Bastian Schweinsteiger, Thomas Müller dhe Manuel Neuer. Po kështu, Jamal, Jo dhe Phonzy duhet të jenë pjesë e kësaj tradite, duke u bërë shtylla për gjeneratën e ardhshme, brenda dhe jashtë fushës”.

Ajo që ka tërhequr vëmendjen është mungesa e Leroy Sané në këtë listë, megjithëse kontrata e tij përfundon në fund të sezonit. Edhe pse kjo nuk do të thotë automatikisht se klubi nuk synon ta mbajë atë, është një shenjë domethënëse. Deri tani nuk ka pasur përditësime për negociatat mes Bayernit dhe sulmuesit 28-vjeçar gjerman.

Nëse marrëveshja për rinovim nuk arrihet, Sané mund të fillojë bisedimet me klube të tjera duke nisur nga 1 janari 2025. Në këtë rast, Bayerni mund të përfitojë financiarisht vetëm nëse e shet lojtarin gjatë merkatos së ardhshme të transferimeve, përpara përfundimit të kontratës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit