Christian Vieri është “viktima” e fundit e Valerio Staffelli dhe “Tapiro d’Oro” të “Striscia la Notizia”. Radhën e kishte ish-qendërsulmuesi i Juventusit, Interit dhe Milanit, pas deklaratave të ish-të dashurës së tij Elisabetta Canalis në programin “Belve”, të drejtuar nga Francesca Fagnani.
Bobo Vieri ka reaguar pas asaj që zbuloi Elisabetta Canalis, e cila mesa duket ka shkuar deri aty sa ka vënë duart mbi ish-sulmuesin gjatë një debati. Vieri, edhe pse me buzëqeshje, konfirmoi gjithçka në mikrofonin e Valerio Staffelli, duke shtuar detaje të tjera.
“Është e vërtetë që një herë jam goditur nga Elisabetta. Ajo hyri në lokalin ku isha me një shoqe, më pështyu dhe më goditi me kokë. Mirë që nuk ishte ende duke praktikuar kickbox…”, – tha ai duke qeshur.
Më pas, ish-sulmuesi i lindur më 1973 vazhdoi: “Edhe historia e shkrimit ‘djalë kurvë’ në makinë është e vërtetë. Dhe mendoni pak, ne as që ishim fejuar, ishim në ato fazat e vajtje-ardhjes”.