Liverpool ka një plan për merkaton e janarit për të krijuar një dyshe “faraonësh” në krahët e sulmit.
Klubi anglez ka hapur bisedimet për të transferuar yllin e Bundesligës, Omar Marmoush. Sulmuesi 25-vjeçar luan tek Eintracht Frankfurt dhe vlerësohet rreth 70 mln euro.
Media prestigjioze botërore, The Athletic, raporton se Marmoush ka ofertë edhe nga Bayern, por ka vendosur të bashkohet me Mohamed Salah në “Anfied” për të formuar një dyshe egjiptiane.
Marmoush këtë sezon ka shënuar 17 gola dhe ka dhënë 9 asiste në të gjitha kompeticionet.