Messi përzgjedh kujt ia dorëzon “stafetën” e më të mirit, ai luan te… Barcelona

14 Dhjetor 2024
8:00
Alfred Lleshi
back button

Lionel Messi, ndërsa karriera e tij madhështore po i afrohet fundit, vazhdon t’i mahnisë tifozët me talentin e patëmetë. Gjatë një eventi të organizuar nga një sponsor i Inter Miami, ylli argjentinas ka folur për pasardhësit e tij të mundshëm dhe ka përmendur një emër të veçantë. Siç raportohet nga “El Chiringuito”, Messi ka thënë:

“Ka një brez të ri lojtarësh shumë të talentuar, të cilët kanë vite përpara tyre. Por, nëse do të duhej të zgjidhja një, për moshën dhe të ardhmen që ka, do të veçoja Lamine Yamal. Gjithçka varet nga ai, sepse futbolli ndikohet nga shumë faktorë, por Lamine është e tashmja dhe e ardhmja”.

Ndërkohë, i riu spanjoll duhet të përqendrohet te puna e përditshme, të ndihmojë Barcelonën për të arritur suksesin në La Liga dhe Champions League. Të dielën, skuadra katalanase do të përballet me Leganes në një sfidë të rëndësishme për vazhdimësinë në kampionat.

Në pritje të përballjeve të radhës, të gjithë sytë janë te performanca e lojtarëve si Yamal, të cilët mbajnë mbi shpatulla pritshmëri të mëdha për të ardhmen e Barcelonës dhe futbollit spanjoll.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit