Moratti, skeptik për pronarët e rinj: Interi nuk është prioritet, vetëm një nga aktivitetet e tyre

24 Maj 2024
9:29
Alfred Lleshi
back button

Massimo Moratti, ish-presidenti i Interit, ka komentuar ndryshimin e pronësisë së klubit zikaltër, nga Suning tek Oaktree, në një intervistë dhënë për “Corriere della Sera”: “Kam arritur të flas me Steven Zhang. Ai tha se i vjen keq, shumë keq. Unë kisha thënë që në fillim se ai është një djalë i respektueshëm, inteligjent, serioz në krye të Interit. Ishte rritur si një president i vërtetë për Interin”.

Kush po vjen tashmë në krye të Interit?
Duke qëndruar brenda realitetit, një premisë: fakti që një fond si Oaktree ka pasuri thuajse të pafundme, nuk do të thotë domosdoshmërisht edhe cilësi. Dua ta them nga këndvështrimi i tifozëve: Interi nuk do të përfaqësojë qendrën e seriozitetit të interesave të fondit, nuk është prioritet, por vetëm një nga aktivitetet e tij.

Pra, tashmë ka vend për shqetësim tek Interi…
Sapo festuam yllin e dytë… Ndoshta, e përsëris ndoshta, nuk mund të mendojmë për problemet…

A do të jetë problem Oaktree?
Kush e di… Ne ndjejmë një siguri të caktuar në zinxhirin e menaxhimit, nuk kemi alternativë, veçse t’iu besojmë pronarëve të rinj të klubit.

A mund të ketë një blerës pas lëvizjeve të fondit?
Unë nuk jam brenda Interit, është një pyetje për t’iu bërë atyre që janë brenda klubit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit