Flick nuk ka më dyshime, i kërkon klubit të bëjë gati ofertën për lojtarin

15 Dhjetor 2024
11:26
Telesport
back button

Inaki Pena duket se do të marrë një kontratë të re.

Portieri, i bërë titullar pas dëmtimit të Marc-Andre ter Stegen, ka bindur trajnerin Hansi Flick me paraqitjet e tij.

Sipas Sport, trajneri gjerman ka rekomanduar klubin që Pena-s t’i ofrohet rinovimi i kontratës.

Dhe drejtori sportiv i Barçës, Deco është dakord, me bisedimet për një marrëveshje të re tashmë të planifikuar.

Marrëveshja aktuale e portierit skadon në vitin 2026.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit