Edhe sulmuesi Rafael Leao mbajti një ton optimist pas barazimit 0-0 ndaj Genoa, në “San Siro”. Në një intervistë për DAZN, ai tha: “Po fillojmë të kuptojmë idetë e Fonseca, por na duhet kohë. Nuk mund të presim që çdo ndeshje të shkojë sipas dëshirës sonë.
Duhet të përmirësojmë ashpërsinë para portës. Idetë e trajnerit janë të mira; të luajmë dhe të shtypim lart. Barazimi i sotëm nuk është fundi i botës. Duhet të ngrihemi së bashku, sepse sot na mungoi shumë pak për fitoren”.
Leao shpjegoi më tej ndikimin e këtij frenimi: “Futbolli është kështu… Para ndeshjes, trajneri na tha se kjo ndeshje ishte e rëndësishme për renditjen. Nuk na munguan as përpjekja dhe as qëndrimi. Edhe sikur të kishim luajtur për 30 minuta të tjera, topi nuk do të hynte në rrjetë”.
Milani mbetet një ekip që kërkon të gjejë ekuilibrin mes pritshmërive të larta dhe progresit në një sezon të vështirë. Pavarësisht kritikave, si Fonseca ashtu edhe Leao besojnë se skuadra është në rrugën e duhur, edhe pse rezultatet pozitive po vonojnë të mbërrijnë.