“Italia duhet të fokusohet te të rinjtë, Ronaldo është shembulli ideal për të gjithë ata”

16 Dhjetor 2024
11:40
Alfred Lleshi
back button

Agjenti Jorge Mendes, i cili menaxhon shumë yje të futbollit botëror, ka dhënë një intervistë për “Tuttosport”, ku ka trajtuar tema si Cristiano Ronaldo dhe të rinjtë, veçanërisht talenti i madh Lamine Yamal, një tjetër futbollist nën menaxhimin e tij.

Ai filloi duke folur për CR7: “Cristiano vazhdon të shënojë gol pas goli, të thyejë rekord pas rekordi dhe të shijojë atë që bën aq mirë. Nuk është hera e parë që e them, dhe nuk do të jetë e fundit: për mua do të jetë gjithmonë lojtari më i mirë i të gjitha kohërave në historinë e futbollit”.

Yamal fitoi çmimin “Golden Boy 2024” dhe shumë e shohin të ngjashëm me CR7 për shkak të seriozitetit në qasjen ndaj futbollit: “Nuk më pëlqen të bëj krahasime, por pa dyshim që Cristiano është një shembull i mirë për t’u ndjekur, jo vetëm për Lamine, por për të gjithë të rinjtë.

Nëse ndjek shembullin e tij brenda dhe jashtë fushës, ai me siguri do të jetë në majat e futbollit botëror për 20 vitet e ardhshme. Lamine është padyshim një lojtar me talent fenomenal, që i tejkalon të tjerët, dhe është vetëm 17 vjeç. Nëse nuk shpërqendrohet dhe qëndron gjithmonë i fokusuar, nuk kam dyshim se Lamine do ta fitojë ‘Topin e Artë’ jo vetëm një herë, por disa herë”.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit