Barcelona ka konfirmuar dëmtimin e mbrëmshëm në kyçin e këmbës të Lamine Yamal. Barcelona jo vetëm humbi ndeshjen me Leganesin (0-1), por edhe talentin e pazëvendësueshëm.
Tashmë është bërë e ditur zyrtarisht se Yamal do të mungojë për 4 javë. Rikthimi i tij në fushë pritet në janar 2025.
Kjo do të thotë se talenti spanjoll do të mungojë në derbin e së shtunës ndaj Atletico Madrid. Ky është një lajm i keq për trajnerin Hansi Flick, sepse skuadra e tij është bërë e varur nga Yamal.