Man City në krizë, De Bruyne enigmatik mbi të ardhmen: “Deri tani nuk e kam menduar por…”

17 Dhjetor 2024
0:02
Telesport
back button

Një tjetër zhgënjim të dielën në Premier për Manchester Cityn, i mundur 2-1 në një permbysje te pabesueshme ne disa minuta nga kushërinjtë e tyre te Man United, duke i dhënë Amorimit gëzimin e parë të madh në derbit e Mançesterit. Skuadra e Guardiolës ka hyrë në një ecuri negative të paprecedentë në karrierën e trajnerit katalanas me vetem 1 fitore ne 11 ndeshjet e fundit nga te cilat jane plot 9 humbje dhe 1 barazim gjithashtu.

As edhe lideri Kevin de Bruyne nuk po arrin të ndryshojë trajektoren e ekipit, i detyruar të largohet gjithnjë e më shumë nga fusha për shkak të problemeve fizike. Belgu foli për Sky Sports UK për të ardhmen e tij në Mançester:

“Nuk ka lajme të mëdha, por kam lexuar dhe dëgjuar shumë… Është sikur dikush di më shumë se unë, ndoshta duhet të flas. Por nuk ka ndodhur ende, nuk ka ardhur koha e duhur, jam mirë, me kalimin e kohës çfarë do të vijë do te vije”.

De Bruyne vazhdon dhe përfundon: “Vitin e kaluar pata një dëmtim të rëndë, duke qenë jashtë për gjashtë muaj mu desh pak kohë për t’u rikuperuar. Por më pas ndodhi një problem tjetër, situata nuk u bë mirë. Por më duket se ende mund të bëj një ndryshim. Kur ta ndjej se po vjen momenti kur gjithçka do të jetë e vështirë, atëherë do të duhet të marr një vendim”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit