Marcus Rashford nuk ka më vend te Manchester United dhe e ka kuptuar këtë. Sulmuesi anglez po bëhet gati për t’u transferuar në Arabinë Saudite.
27-vjeçari u la jashtë listës së ekipit të Amorim në derbi kundër Manchester City. Ajo që thuhet në Manchester është se Rashford ka probleme me jetën e natës.
Sipas “TalkSPORT”, Al-Ittihad po e ndjek me interes situatën aktuale të anglezit dhe po përgatit një ofertë për të. Rashford joshet nga kjo ide, por ka frikë se largimi nga Europa e lë pa ftesë për Kupën e Botës 2026.