Tri gola, hat-trick, topi në shtëpi! Myrto Uzuni lider te Granada dhe bomberi i cili pasi vendosi rekord si golashenuesi i huaj me i mire te ekipit bardhekuq, tashme ka shkuar ne 49 gola ne total (rekordi ishte arritur me 46). Sonte ndaj Cartagena, Granada fitoi 4-1 dhe shqiptari realizoi 3 gola.
Ishte Uzuni që përmbysi rezultatin, i cili shkoi 0 me 1 fillimisht për miqtë. Sulmuesi i Kombëtares shfrytëzoi fillimisht si duhet krosimin e Ruiz për të dërguar topin në rrjetë. Goditja e tij me kokë nuk mund të pritej nga portieri kundërshtar.
Kështu Cartagena nuk pati kohë të shijonte avantazhin e fituar në minutën e 12-të. Më pas shfrytëzoi si duhet një moment që nuk dukej premtues duke vendosur skuadrën e tij në avantazh. Në minutën e 73-të, erdhi edhe goli i tretë personal i sulmuesit shqiptar, që çoi shifrat në 4-1
Uria nuk ndalet – Sulmuesi shqiptar Myrto Uzuni ka treguar se është edhe më i uritur për gola dhe suksese me fanellën e Granada-s. Edhe pse sulmuesi kishte arritur majën me klubin spanjoll kur fitoi “Këpucën e Artë” dy sezone më parë në La Liga 2, megjithate, lojtari kuqezi nuk njeh kufinj.
Pas një sezoni aspak të keq me 11 gola në La Liga, Uzuni është kthyer me Granadën në kategorinë e dytë spanjolle, për të tentuar përsëri ringritjen. Dhe ndonëse skuadra nuk po ecën me të njëjtat ritme, sulmuesi shqiptar po bën më mirë se sa dy vite më parë.
Në sezonin 2022-2023, në ndeshjen e javës së 20 ndaj Kartagjenës, Uzuni shënoi golin e tij të 11 të atij edicioni. Sot, pikërisht ndaj Kartagjenës në javën e 20, sulmuesi shënoi tregolësh dhe çoi në 14 bilancin e tij sezonal, duke kaluar kështu vetveten.
Në këtë mënyrë, futbollisti i afrohet edhe më shumë objektivit që i ka vënë vetes, për të arritur kuotën e 25 golave në këtë edicion dhe kaluar shifrën 23 të dy viteve më parë.
Kurioziteti – Nje djalosh tifoz i Granada, nga Tucuman i Argjentines, ka udhetuar mbi 11 mije km per te ndjekur Granada-Cartagena dhe me nje mesazh te shrkuar per Myrto Uzunin, sic e theksoi. Ai u takua me shqiptarin pas ndeshjes dhe e perqafoi duke marre ate ngrohtesi qe priste dhe me fanelen e Uzunit te firmosur nga lojtari.
🛩️ Santi viajó 𝟏𝟏.𝟔𝟎𝟗 𝐤𝐦 para ver a su Granada y conocer a Myrto Uzuni.
Desde Tucumán hasta Los Cármenes para cumplir su sueño. 🇦🇷❤️ pic.twitter.com/Y2JC7Fhppg
— Granada CF ❤️⚪️ (@GranadaCF) December 17, 2024