Me spastrimet që pritet të ndodhin në merkaton e verës, Bayern ka një buxhet të madh për sulmin.
Sipas mediave gjermane, klubi bavarez po ndjek me kujdes zhvillimin e disa lojtarëve të cilët premtojnë shumë për të ardhmen, duke mos u përqendruar te lojtarët e afirmuar plotësisht.
Një objektiv është talenti i Juventusit, Kenan Yıldız. Ai më parë ka qenë pjesë e akademisë së Bayern dhe kjo po i nxit më tepër drejtuesit për të bërë një “ofertë ribashkimi”.
Emri i dytë në listën e krahut të majtë të sulmit është Jamie Gittens. Duket zgjedhje më e logjikshme dhe pa risk, duke qenë se ai luan te Borussia Dortmund dhe e njeh mirë kampionatin gjerman.