Florian Wirtz i befasoi të gjithë me lajmin e fundit, publikuar thuajse kudo në mediat gjermane. Edhe pse kërkohej nga Real Madrid, City dhe Bayern, mesfushori sulmues vendosi të rinovojë me Bayer Leverkusen.
Legjenda e futbollit gjerman, Lothar Matthäus, nuk sheh asnjë problem me këtë ngjarje. Sipas tij, Wirtz i ka ende sytë te Bayern, por i duhet të presë momentin e duhur.
“Nëse do të isha Wirtz, te Bayern nuk do të shkoja pa luajtur Botërorin 2026. Me të mbaruar ai turne, atëherë bëhet e thjeshtë që të lëvizë te Bayern”, ka thënë Matthäus.
“Kur bën një ndryshim kaq të madh, ke risk përpara. Te Leverkusen, ai është në ambientin e tij të sigurt dhe të zakonshëm, ku mund të përgatitet për Botërorin”.
“E keni parë Mbappe? Ishte mbret në Paris, por 6 muajt e fundit ka rënie të madhe”.