Benfica sot njoftoi zyrtarisht se Adrian Bajrami ka rinovuar kontratën deri në vitin 2029. Kontrata e tij ekzistuese skadonte në vitin 2026.
“Benfica dhe qendërmbrojtësi Bajrami ranë dakord për të rinovuar edhe për tri sezone të tjera. Kontrata e re është e vlefshme deri në vitin 2029”, njofton klubi portugez në uebsajtin zyrtar.
Bajrami deklaron se synimi i tij është të vazhdojë të rritet dhe të përmirësohet çdo ditë. “Dua të rritem me ekipin dhe të përmirësohem çdo ditë”.
“Kjo është një ditë shumë e lumtur për mua dhe familjen. Jam krenar. I falenderoj drejtuesit për besimin e tyre”, u shpreh mbrojtësi shqiptar.